Departamentet
Shërbimet tona mjekësore
Qendra e Konsultave Ambulatore QKA
Të nderuar qytetarë, Ju mund të merrni shërbime mjekësore ambulatore…
Njihuni me Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'
Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ofron shërbime mjekësore të nivelit të lartë për pacientët, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe një staf të kualifikuar. Ne angazhohemi për ofrimin e kujdesit të shkëlqyer shëndetësor, duke siguruar një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe modern për pacientët tanë.
Numri total i punonjësve
Numri total i punonjësve
Stafi Infermieror dhe Teknik
Mjekë mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë
Specialistë të Fakultetit të Mjekësisë
Infermierë
Fizioterapistë
Farmacistë
Teknikë
Staf administrativ dhe mbështetës
Artikuj
Njoftime
- 2 Tetor, 2025
- admin
Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT kemi instaluar Mikroskopin Digjital Aesculap Aeos, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare që sjell teknologjinë më të avancuar për ndërhyrjet në tru dhe shtyllën kurrizore.
Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT kemi instaluar Mikroskopin Digjital Aesculap Aeos , një investim i rëndësishëm i Qeverisë…
- 2 Tetor, 2025
- admin
Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT, ndërhyrjet për kataraktën janë kthyer në një rutinë të përditshme që po i rikthen shikimin mijëra qytetarëve!
Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT, ndërhyrjet për kataraktën janë kthyer në një rutinë të përditshme që po i…
- 2 Tetor, 2025
- admin
Në shërbimin e dermatologjisë kemi instaluar tashmë dermatoskopin e ri, një pajisje moderne që ndihmon mjekët të kryejnë ekzaminime të sakta dhe të hershme të lëkurës.
Në shërbimin e dermatologjisë kemi instaluar tashmë dermatoskopin e ri, një pajisje moderne që ndihmon mjekët të kryejnë ekzaminime…
Ekipi ynë
Mjekët specialistë
Personel mjekësor shumë profesional e mbi të gjitha njerëz human të përkushtuar në profesion. I përshëndes duke ju uruar çdo të mirë në familjen e tyre
Rrok Lleshi
Suksese ekipit të kardiologjisë me në krye Bujarin!
Qerime Zerka Mehmeti
Bujari dhe Linda, ju përshëndes. Të tjerët nuk i njoh. Suksese më tej
Bona Beqiraj
Me në krye Bujarin, Bujar në shpirt në zemër e në profesion, Respekt dhe mirënjohje për ju gjithmonë
Mirjeta Muka
QSUT duhet të jetë lideri, jo vetëm në kardiokirurgji, por në çdo specialitet. Mendësia aktuale që të rrënojmë gjithçka publike në favor të privatit e ka gërryer rëndë nivelin e shërbimit tek institucionet publike, QSUT në këtë rast dhe për pasojë e ka dëmtuar shumë rëndë besimin e njerëzve tek gjetja e shërbimit dinjitoz tek ky institucion i respektuar dhe me traditë në fakt. Forca QSUT!
Ilir Kusi
👏👏👏 Suksese të gjithë kirurgëve në këtë spital me të gjitha kushtet bashkëkohore duke i falenderuar në punën e tyre jo vetëm të lodhshme e shumë të vështirë por dhe me një impenjim e përgjegjësi të madhe!
Esmeralda Deliu
Doku je njësh, krenohemi me mjekët tanë profesionist në shërbimin e pediatrisë së përgjithshme, Kardiologjisë 🙏
Sherife Dosku
Dr Berti doktor profesionist dhe njeri me shumë vlera
Yllka Hoxha
Bravo dr Berti, mjekët e pediatrisë janë më të mirët
Nepi Boshnjaku
Ekip i mrekullueshëm i Stroke dhe Post Stroke, shembull i përkushtimit ndaj pacientit!
Aldo N. Gjoka
Një bravo të merituar stafit Stroke dhe Post Stroke për punën dhe përkushtimin me profesionalizëm ndaj pacientit! 👏👏
Alma Zeneli
Staf i mrekullueshëm. Kam pasur fatin të punoj me stafin e strokut. Ju përshëndes të gjithëve, Alma je e mrekullueshme, Bardha, Ornela etj.
Luiza Lushi
Është një staf i mrekullueshëm, kam pasur rastin të kem një njeriun tim shtruar në reanimacionin e neurologjisë, dhe kanë një sjellje shumë të mirë dhe profesionale.
Klodjan Isufaj
E përshëndes me dashuri stafin e Stroke/Poststroke, ekip i palodhur që kurrë nuk ankohet, por punon me vetëmohim dhe sakrificë në dobi të pacientit. 🤍
Ana Rama
Respekt për stafin infermieror e në veçanti për shefin Dr Diamantin për komunikimin e profesionalizmin! Shembull i mirësisë dhe betimit të Hipokratit! Do vlerësoj edhe Dr Numilen për mirësinë e profesionalizmin e humane! Respekt!
Mimoza Vogli
Kam ngelur e surprizuar nga ambientet dhe stafi i mrekullueshëm e shumë profesional. Një bravo e madhe
Anila Hoxha Harxhi
Një bravo të madhe! Një falënderim të veçantë për repartin e kardiokirurgjisë! Veçanërisht doktor Ermal Likën. Zoti i dhëntë më të mirat në jetë. Falënderim shumë i madh për repartin e reanimacionit me stafin e mrekullueshëm. Të sjellshëm, të duruar dhe të palodhur. Zoti ju bekoftë bashkë me familjet tuaja. Jeni të gjithë bekim dhe shpresë për nevojtarët. Një e afërme e pacientes S. Alliu që ndodhet aktualisht në reanimacion e shpëtuar mrekullisht nga mjekët dhe Zoti lart. Faleminderit që ekzistoni! 🙏🙏
Manjola Alliu
Jeni të mrekullueshëm të gjithë stafi i mjekësisë 🙏 respekt në veçanti për Dr Gjumari, me ato duar të arta kalova një operim me sukses 🙏 për krye infermieren Filen e cila jam shumë mirënjohëse për kujdesin që u jep të gjithë pacientave 🙏👏
Drane Bilani Pepa
E pashë këtë foto me shumë nostalgji, respekta ekipit në veçanti Ledio, të përshëndes
Luli Luli
Respekte për të gjithë në këtë pavion. Në veçanti për ata që më kanë shërbyer Irena, Ledja e shumë të tjerë
Renato Hysenaj
Jeni të mrekullueshëm me në krye Kryeinfermiere Irenën
Behixhe Karaj
Zonja File dhe ekipi saj në Neurokirurgji janë fantastike, humane, profesionale dhe si bletët punëtore. Flas dhe si koleg i tyre dhe nga ana e përvojës personale që kam pasë në atë pavion!
Gentian Mehmeti
Ta gëzojmë të gjithë!! Spital bashkëkohor, lutem që mjekët, shef katedre apo drejtorë e infermiere e laborantë deri sanitare janë vërtetë të gjithë bashkë e humane e profesionistë!!
Lola Hodo
👏👏👏 ekipit të Radioterapisë me në krye dr Orgesin. Fabio të shkuara xhan.
Anila Lula
Duarartet e mjekësisë shqiptare kur shteti ju mundëson infrastrukturën e duhur për diagnostikim dhe mjekim janë në të njëjtin nivel me kokëgët e tyre ndërkombëtar!
Vasil Bilani
Dua të përgëzoj stafin dhe drejtimin e spitalit për mbarëvajtjen dhe organizimin shembullor. Një kujdes i tillë i jep pacientëve besim dhe qetësi.
Altin Gjordumi
Me respekt për stafin e Pediatrisë së përgjithshme! Profesioniste e human, buzëqeshja, fjalët e ngrohta na shoqëruan çdo turn e në çdo ditë! Faleminderit!
Mimoza Vogli
Sa mirë kur dëgjon kështu shpresoj shumë e shumë mirë pasi shëndetësia është jeta dhe pavarësisht gjithçkaje buzëqeshja dhe delikatesa që mjeku i afrohet ka shumë rëndësi psikologjike! Ka gjithmonë një herë të parë për të ndryshuar aty ku kemi gabuar 🤝👏👏👏😘
Lola Hodo
Shërbimi në QSUT është shembullor! Vlen për t’u përmendur klinika e kirurgjisë gastrointestinale e drejtuar nga Profesor doktor Arben Gjata!
Shejnaze Bulica
✨ "Lajm i mirë! Çdo hap për shëndet më të mirë është një fitore për pacientët. Mirënjohje stafit mjekësor për kujdesin!" 🙏💙
Igli Igli
Jeni të mrekullueshëm, me në krye Filen e palodhur!
Bujar Cakani
Punë mjaft e vështirë e vështirë që kërkon vlerësim maksimal.
Alketa Tandili
Bëjnë një punë të vështirë, meritojnë mirënjohje! Shërbejnë me pasion, unë do t’i quaj heronj… Irena është e mrekullueshme.
Ilda Nako
Respekt për të gjithë stafin, edhe pse në atë pavion shpresat janë të pakta, por me mbështetjen dhe kujdesin që stafi ka për pacientët ta lehtëson dhimbjen. Respekt për Irenën dhe të gjithë.
Anila Gica
Dr Elidoni i mrekullueshëm, s’kam fjalë më për këtë profe… më ka çuar shumë jeta në këtë godin, mos shkosh më o zor.
Engjellushe Rrushi
Doktor Artan Bodeci, nuk po shoh në staf një nga më të mirët, njeri human me norma, respekt pa fund.
Matilda Ergi
Mirënjohje pa fund për Dr Helidonin, njeri me vlera në të gjitha drejtimet, duhet vlerësuar, është një diamant në mjekësi dhe fati ynë që e kemi.
Premtina Caushi
Doktor Helidoni, doktori më i mirë dhe më i sjellshëm që ndodhet aty.
Vera Huta
Dr Elidoni, një njeri i jashtëzakonshëm.
Marsel Kacani
Mjekët Eugen Hoxha dhe Armanda Zeko janë heronj. Bashkë me infermierët. Respekte që çdo jan na gjenden pranë në Imuniterspit. Respekte.
Ermira PepaSulmina
Orges Spahiu është shenjëtori i shkencës së atij pavioni që hyn pa shpresë e pikërisht arti i tij e pavionit model që mban bëjnë që sëmundja të jetojë me lehtësi e t’i japë kualitet tjetër jete çdo pacienti… Respekt e paçi vetëm jetë të shëruara nga kjo arritje e shkencës që për fat erdhi edhe tek ne.
Ariola Garo
Rikthimi i Profesor Erion Musabelliut nga Kanadaja në pavionin e Neurokirurgjisë është një vlerë e shtuar në mjekësinë shqiptare, lum kush ja di vlerat, i ka duart e arta! Respekte e mirënjohje pa fund për Profesor Erionin 🙏🙏
Dhurata Mece
Përgëzime kryeinfermierit dhe infermierëve që janë të përkushtuar në punë në shërbim të pacientëve. Sidomos mua më keni lënë përshtypje me notën 10. Sidomos kati 2 i kardiologjisë.
Kiro Artur
Një staf i përkushtuar, i përgatitur me të cilët kam pasur fatin të punoj për 4 vite. Lum pacientët!
Endri Taga
BRAVO Doktor Orgesi, një njeri shumë human dhe ndihmues me të gjithë skuadrën e radioterapisë!
Ilirjana Hamzai
Suksese! 💙🩺 Mirënjohje pa fund për doktoreshë Numila Kuneshka, kardiopediatre e përkushtuar dhe profesioniste shembullore! Faleminderit që me kujdesin, qetësinë dhe përkushtimin tuaj u kthyet në një mbështetje të çmuar për ne si prindër dhe mbi të gjitha për zemrën e vogël të djalit tonë. Zemrat e vogla kanë nevojë për duar të sigurta – dhe ne patëm fatin t’i gjenim te ju. 🙏 Zoti ju bekoftë me shëndet dhe forcë për të ndihmuar sa më shumë fëmijë dhe familje.
Eranda Muha
Keni një pyetje? Na kontaktoni!
Jemi këtu për t'ju ndihmuar! Na kontaktoni për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm mbi shërbimet tona.
