Stafet multidisiplinare: Pjesë e axhendave javore në shërbimet e QSUT

Stafet multidisipilinare në QSUT janë një domosdoshmëri për cilësinë e shërbimit. Tashmë ato janë pjesë e axhendave javore në shërbimet e QSUT.

 

I tillë ishte dhe Stafi i kësaj jave ndërmjet Neurokirurgëve – Neurologëve – Neuroimazheristëve – Radionkologëve – Endokrinologëve – Radiokirurgëve si dhe me specializantë të këtyre specialiteteve. Gjatë këtij takimi të stafit u diskutuan rastet me Adenomë të Hipofizës dhe u prezantuan rezultatet e pacientëve të parë të trajtuar me Radiokirurgji tek Uniteti X Knife.

Leave feedback about this

  • Rating