Misioni ynë

QSU "Nënë Tereza" ka për mision:

  • Të japë ndihmë mjekësore të specializuar (terciare) për të gjithë territorin e vendit dhe shërbim mjekësor dytësor për Tiranën, të shërbejë me profesionalizëm duke respektuar rregullat e deontologjisë dhe të etikës mjekësore si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacientëve;
  • Të respektojë dinjitetin dhe personalitetin e të sëmurëve duke patur parasysh gjendjen psikologjike dhe dhimbjen fizike të tyre, por edhe detyrimin që ka për t’i shërbyer të sëmurit;
  • Të shërbejë si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, formimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe specializantëve si edhe personelit të mesëm e të ulët mjekësor;
  • Të shërbejë si bazë kërkimore – shkencore në fushën e shëndetësisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

"Jemi të përkushtuar për një shërbim mjekësor cilësor, edukim dhe kërkim, gjithmonë duke vënë pacientin në qendër."

Vlerat tona

Në QSU "Nënë Tereza", ne ndjekim këto vlera:

  • Profesionalizmi: Ofrimi i kujdesit mjekësor me integritet dhe respekt.
  • Ndjeshmëria: Kuptimi dhe përmbushja e nevojave të pacientëve tanë.
  • Inovacioni: Përmirësimi i shëndetësisë përmes kërkimit dhe edukimit.
  • Bashkëpunimi: Punë e përbashkët me komunitetin dhe institucionet akademike.