Njësitë Kryesore
Urgjenca e Sherbimit Infektiv
Njësia e terapisë intensive
Kabineti i Kolonoscopisë
Kabineti i Sëmundjeve tropikale dhe emergjente
Klinika ambulatore e HIV/AIDS dhe IST
About Us
Shërbimi Kombetar i Sëmundjeve Infektive siguron shërbim spitalor dhe konsulta ambulatore, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve infektive. Specialistët e këtij shërbimi janë të përkushtuar në dhënien e ndihmës pacientëve për një shumëllojshmëri sëmundjesh infektive dhe janë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e tyre profesionale dhe aftësive për të kuptuar dhe trajtuar më mirë problemet në zhvillim të këtyre sëmundjeve.
Ekipi përkujdesës mjekësor i këtij shërbimi përbëhet nga specialistë me përvojë në aspektet klinike, epidemiologjike, farmakologjike, imunitare dhe kërkimore të specialitetit.
Shërbimi Infektiv si Sherbim kombëtar merret ndër të tjera edhe me disa detyra unikale dhe të vështira si:
- Diagnoza etiologjike, diagnoza diferenciale multidisiplinore dhe përcaktimi i statusit imun të subjektit;
- Mjekimin etiologjik veç atij kompleks të terapisë klasike dhe reanimatore;
- Menaxhimin epidemiologjik, profilaksi, psikologjik e sociologjik personal, familjar e social të pacientit me sëmundje infektive.
I gjithë stafi punon në një frymë të ngushtë bashkëpunimi për t'u mundësuar pacientëve shërbimin më të mirë të mundshëm.
Aktiviteti i Shërbimit
Shërbimi i Infektologjisë menaxhon raste që paraqiten në:
- Në Njësinë e Pranim-Urgjencës,
- Në Njësinë e Konsultave
- Në Kabinetin e Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente
- Në Klinikën Ambulatore të HIV/AIDS, IST
Trajtimi i patologjive të rralla dhe arritjet
Identifikimi dhe trajtimi me sukses i rasteve me Malarie, përballimi i suksesshëm i këtij "sulmi të papritur malarik" ka qenë ngjarja më e rëndësishme e mjekësisë shqiptare për sëmundjet riemergjente-emergjente-tropikale. Ndër synimet dhe arritjet kryesore të punës së shërbimit përmenden;
Ndjekja me sukses e pacientëve me Fruth, si një situatë e re dhe e vështirë për Shërbimin tonë
Përmirësimi i vazhdueshëm i menaxhimit të rasteve me Infeksione Hepatike Kronike apo Koinfeksione HIV / HBV, HIV / HCV.
Menaxhimi i Pandemisë nga Covid-19, si emergjencë Globale, gjatë periudhës Mars 2020 - Maj 2023. Në vitin 2020 - 2022 Shërbimi Infektiv u përshtat për Shërbim Covid bashkë me Covid 3 dhe Covid 4.
Gjatë kësaj periudhe u bë një riorganizim krejt i posaçëm strukturor funksional-morfologjik i Shërbimit Infektiv ( duke filluar nga Njësia e Emergjencë-Urgjencave Infektive; u ndërtua Njësia e madhe e Terapise Subintensive; u modifikuan në përshtatje me format, variantet dhe komplikacionet e retrovirozës, Njësitë e stacionarit ( pavionet ).
Përmirësimi i klasifikimit dhe menaxhimit të formave fulminante dhe severe të hepatiteve virale për të cilët tani ka një protokoll të përparuar, që zbatohet tashmë rregullisht në Reanimacionin e Infektivit.
Zgjerimi i kërkimeve diagnostike imunologjike, imazherike dhe histopatologjike për diagnozën e infeksioneve si dhe diagnozën diferenciale të tyre.
Përmirësimi dhe zgjerimi i gamës dhe nivelit të menaxhimit reanimator të nozologjive infektive.
Vazhdimësia në mbajtjen e një niveli i lartë profesional të punës në Ambulatorin e HIV/AIDS. Konsolidimi dhe zgjerimi i aktivitetit praktik, didaktik dhe shkencor i Kabinetit të Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente. Në këtë njësi aplikohet dhe identifikimi i infeksioneve të rrezikshme në tërë botën, përmes një algoritmi dedektues sipas të dhënave të përditësuara të OBSH.
Services Offered
Shërbimi i Sëmundjeve infektive organizohet në këto njësi:
Njësia e Pranim-Urgjencës e cila u inagurua në Shkurt 2019, me shtim te numrit të shtretërve dhe me standarte shumë më të larta, inkluduar edhe dhomat e izolimit, per Ebola virus dhe shumë e aksesueshme me pavionet, reanimacionin, dhe mbi të gjitha me shërbim shumë më të përmirësuar.
Pajisja e Sherbimit Infektiv edhe me Njësinë e Imazherisë- CT, është një vlerë e madhe për të zgjidhur problemet brenda spitalit.
Në muajin Nëntor 2022 u bë Rikonstruktimi/Rimodelimi i strukturës, kapacitetit dhe funksionalitetit të Shërbimit Infektiv duke ndërtuar Spitalin e ri Infektiv që është i nivelit ndërkombëtar, duke dhënë një kontribut të madh në drejtim të mbrojtjes dhe ruajtjes së shëndetit të popullit tonë.
Patologjitë që trajton
- Hepatitet virale
- AIDS
- Influencat dhe parainfluencat RSV
- Ethet hemoragjike
- Infeksionet virale dhe bakteriale respiratore
- Sëmundjet tropikale
- Sëmundjet emergjente dhe riemergjente
- Rakiditet Mikrobike
- Endokarditet
- Perikarditet
- Miokarditet
- Sëmundjet Infektive te Gratë Shtazëna
- Fasceitet Mikrobike Nekrotizuese
- Leptospirozat
- Meningiti bakterial
- Meningiti viral
- Meningite të tjera
- Encefalitet, Sindromi Meningo-Encefalit
- Tetanozi
- Tërbimi
- Antraksi
- Covid- Infeksionet nga Sars-Cov 2
- Fruth
- Malaria
- Toxoplasmoza
- Infeksionet nga Toksoplasmoza Gondii
- Infeksionet nga CMV
- Bruceloza
- Leishmaniaza viscerale dhe kutane
- Abcese hepatike, lienale, cerebrale, pulmonare
- Erisipela
- Celulitet
- Empiemat
- Discitet
- Mononukleoza
- Ethja me origjinë të panjohur
- Sepsis
- Infeksionet stafiolokoksike
- Infeksionet parazitare
- Infeksionet nga Herpes Siplex
- infeksionet multirezistente
- Infeksionet nozokomiale
- Sëmundja e udhëtarëve
- Infeksionet urinare
- Infeksionet në pacientët nën kimioterapi
- Toksinfeksionet ushqimore
- Ethja e Nilit
- Poliomieliti
- Variçela
- Rikeciet
- Rubeola
- Herpes Zoster
- IST
- Sifilizi
- Gonorrea
- Klamidia
- Monkey Pox
Ekzaminimet, proçedurat, trajtimi
Outpatient consultations
| Doctor | Days | Schedule |
|---|---|---|
| Prof. Arjan Harxhi | Monday | 10:00-14:00 |
| Prof. Pëllumb Pipero | Tuesday | 10:00-14:00 |
| Prof. Najada Como | Wednesday | 10:00-14:00 |
| D.SH.M. Esmeralda Meta | Thursday | 10:00-14:00 |
| D.SH.M. Nevila Kryemadhi D.SH.M. Migena Qato |
E premte | 10:00-12:00 12:00-14:00 |
Stafi ynë
Prof. Dr. Najada Como
Shef Shërbimi i Sëmundjeve Infektive
Prof. Asc Arben Ndreu
Përgjegjës i Njësisë së Terapise Intensive
