Qendra e Konsultave Ambulatore
- Konsulta Ambulatore (Sëmundje të Brendshme dhe Kirurgjikale)
- Shërbime laboratorike
- Ekzaminime imazherike (Eko Kardiake dhe Prova Ushtrimore)
Mënyrat e Rezervimit
The First way
Pacienti paraqitet te Mjeku I Familjes i Qendrës së tij Shëndetësore, i cili e orienton te Mjeku Specialist. Më pas Mjeku Specialist I Poliklinikës së Specialiteteve apo Spitalit Rajonal, e pajis pacientin me Rekomandimin për të kryer Konsultën e Specializuar në QSUNT pranë Qendrës së Konsultave Ambulatore.
Mënyra e Dytë
Pacienti paraqitet direkt në Zyrën e Informacionit pranë Qendrës së Konsultave Ambulatore dhe më pas në Recepsion, ku sipas Udhëzimit përkatës përfiton Konsultën me Mjekun Specialist të QSUNT-së, kundrejt pagesës.
Shënim: Nëse pacienti është kronik, sapo mbaron konsultën me mjekun specialist në QSUNT, mund të prenotojë konsultën pasardhëse në Zyën e Informacionit brenda Qendrës së Konsultave Ambulatore.
Shërbimet e Qendrës së Konsultave Ambulatore
SHËRBIMI I DERMATOLOGJISË
Përveç Konsultave në këtë kabinet ofrohet edhe shërbimi ekzaminues I Dermatoskopisë. Por që prej 4 vjetësh, nuk kryhet më Dermatoskopia, pasi është dëmtuar Llampa e Dermatoskopit. As vitin e kaluar nuk u arrit zëvendësimi i Llampës së Dermatoskopit, në mënyrë që të fillonte kryerja e këtij ekzaminimi, pasi si ekzaminim I këtij specialiteti, në spital shtetëror, ofrohet vetëm në QSUNT.
SHËRBIMI I KARDIOLOGJI 1
Në konsultë kryhet gjithashtu edhe ekzaminimi EKG. Në këtë kabinet, pjesën më të madhe të konsultave për këtë shërbim e zënë recetat e rimbursuara, kontrolli I Peace-Maker, etj.
SHËRBIMI KARDIOLOGJI 2
Duke qenë se në këtë kabinet përshkruhen dhe merren barnat e rimbursuara numri i pacientëve eshte i konsiderueshëm. Edhe në këtë kabinet, gjatë konsultës kryhet gjithashtu edhe ekzaminimi EKG. Në këtë kabinet, pjesën më të madhe të konsultave për këtë shërbim e zënë recetat e rimbursuara dhe konsultat paraprake për Koronarografinë.
SHËRBIMI I MJEKËSISË INTERNE (HTA)
Duke qenë se është një shërbim ku trajtohet diagnoza e tensionit të lartë HTA, shumica e rasteve paraqiten në urgjencë, kështu që numri i konsultave është i ulët dhe pacienti merr shërbimin brenda ditës, pa pritur radhë të gjatë.
SHËRBIMI RHEUMATOLOGJI
Pacientët që paraqiten në Konsulta janë kryesisht për marrjen e Barit Biologjik dhe mjekimeve me barna të rimbursueshme, rastet e Kemp-eve.
SHËRBIMI I HEMATOLOGJISË
Specifike e këtij sherbimi është fakti që mjekët konsulent kërkojnë që pacientët të kryejnë analizat e gjakut komplet + ndonjë analizë që shihet në lamë dhe vetëm pas daljes së pergjigjes nga laboratori mjekët nisin konsultën. Si rrjedhojë orari i Konsultave për këtë shërbim është I lidhur ngushtësisht me Laboratorin, I cili I vonon jashtë mase përgjigjet e analizave, gjithmonë pas orës 13:45 – 14:30. Për rrjedhojë në këtë shërbim Konsultat fillojnë e mbarojnë vonë, duke bërë që pacientët të kalojnë gjithë ditën në ambjentet e spitalit. Duke qenë tashmë I njëjti Laborator ka filluar punë edhe nëpër rrethe, do të ishte zgjidhje për pacientët kryerja e analizave në rrethe, sepse në këtë mënyrë do të evitohej pritja e gjatë.
SHËRBIMI I ENDOKRINOLOGJISË
Specifike e këtij shërbimi është marrja e insulinave dhe galvusit me rimbursim që zë një pjesë të mirë të konsultave. Në këtë kabinet vihet re që pjesën më të madhe të konsultave për këtë shërbim e zënë recetat e rimbursuara.
SHËRBIMI I NEFROLOGJISË
Pjesën më të madhe të konsultave për këtë shërbim e zënë recetat e rimbursuara, si edhe të sëmurët dializant.
SHËRBIMI I GASTROHEPATOLOGJISË
Në këtë kabinet, numrin më të madh të pacientëve e zënë ata me Hepatit B dhe C që trajtohen nga mjekët e këtij shërbimi, kryesisht me barna të rimbursueshme. Tashmë është zgjidhur edhe një nga nga problematikat e këtij Kabineti: Kryerja e analizave virale me kosto të lartë si : HBV-DNA dhe HCV-RNA. Këto analiza janë kryer në Laboratorin e QKA-s për pacientët ambulatorë të qarkut të Tiranës, të tjerët në rrethe.
SHËRBIMI I UROLOGJISË
Numri më I madh I pacientëve në këtë shërbim është kryesisht për Ndërhyrje Kirurgjikale.
SHËRBIMI I KIRURGJISË VASKULARE
Shërbim specializuar për çështje vaskulare.
SHËRBIMI I KIRURGJISË SË PËRGJITHSHME
Shërbime të gjera kirurgjike.
SHËRBIMI I KIRURGJISË GASTROINTESTINALE
Në këtë shërbim vlen për t'u theksuar, fakti se kirurgët, si pasojë e ngarkesës në pavionet e tyre, paraqiten me vonesë në oraret e caktuara për konsultë, gjë që sjell pakënaqesi tek pacientët, të cilët pavarësisht vështirësive të hasura kanë marrë shërbimin e kërkuar, brenda fashës orare 10:00 – 14:00.
KABINETI I PROKTOLOGJISË
Në këtë shërbim Mjeku Konsulent është korrekt në respektimin e orarit.
SHËRBIMI I DJEGIE – PLASTIKËS
Është shërbim me Mjekët më të rregullt në respektimin e orarit.
SHËRBIMI I KARDIOKIRURGJISË
Në këtë shërbim kemi problem me Mjekët Konsulentë, të cilët funksionojnë me lajmërimin në telefon për të ardhur në Konsultë, pasi nr I pacientëve të planifikuar është vetëm 1 ose 2 në ditë.
SHËRBIMI I ANESTEZISË
Ky shërbim mbulon konsultat e anestezisë për pacientët që planifikohen për shtrim nga shërbimet e Urologjisë, Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Kirurgjisë Gastrointestinale. Ky kabinet është edhe ai që ka vonesat më të shprehura të Mjekëve në ardhjen e Konsultave, sepse kanë ngarkesë shumë të madhe në Pavionet që mbulojnë. Mjekët Anestezist të Kirurgjisë Gastrointestinale, I bëjnë të gjitha konsutlat në pavion dhe rrallëherë paraqiten në Konsulta.
SHËRBIMI I EKOS KARDIAKE
Ekzaminime specializuese kardiake.
SHËRBIMI I PROVËS USHTRIMORE
Teste ushtrimore për vlerësimin e shëndetit kardiak.
PUNKTI I GJAKUT - LABORATORI I MARRJES SË ANALIZAVE
Shërbime laboratorike për analiza të ndryshme.
Orari i Shërbimeve
- Nga e Hëna ne të Premte:
- Orari I marrjes së Analizave: 7:30-10:00
- Shërbimi I Konsultave me Mjekë: 10:00–14:00
- Shërbimi I Hematologjisë fillon Konsultat pas orës 14:00, kur dalin dhe përgjigjet e Analizave ditore.
