Shërbimi i Dermatologjisë

Shërbimi i Dermatologjisë dhe Venerologjisë

Në Shërbimin e Dermatologjisë dhe Venerologjisë ofrohen konsulta dhe hospitalizim për pacientë me sëmundje të lëkurës dhe mukozave. Ky shërbim është i vetmi i specializuar për trajtimin e sëmundjeve infektive të lëkurës.

Patologji të trajtuara

  • Ulçera të lëkurës me etiologji të ndryshme
  • Kolagenopati me prekje kutane
  • Reaksione medikamentoze (Eritema Polimorfe, Stevens-Johnson)
  • Psoriasis i gjeneralizuar / pustuloz / eritrodermik
  • Artrit psoriatik
  • Pemphigus Vulgaris
  • Pemphigoid Buloz
  • Dermatiti Herpetiform Duhring
  • Morbus Kaposi
  • Hidroadenitis Supurativa

Protokolle Trajtimi

Në vitin 2010 u hartua “Udhërrëfyesi i protokolleve të trajtimit të sëmundjeve dermatologjike”. Protokollet u përditësuan në vitin 2018 dhe janë rishikuar së fundmi në vitin 2023.

Ekzaminime të kryera

  • Dermatoskopia (aktualisht jashtë funksioni)
  • Biopsi të lëkurës (për pacientët spitalor dhe ambulatorë)
  • Fototerapia

Orari i Konsultave Ambulatorë

Konsultat zhvillohen çdo ditë të javës nga ora 10:00 deri në 14:00 në dy fashë orare:

  • 10:00 - 12:00
  • 12:00 - 14:00

Sipas listës emërore të mjekëve Dermatologë, e cila gjendet në Shërbimin e Dermatologjisë dhe në Qendrën e Konsultave Ambulatore të QSUT.