Shërbimi i Kardiokirurgjisë
Patologjitë dhe ndërhyrjet që trajtohen
- Bypass-i aorto-koronar
- Disekime të tipit A
- Riparime të valvulës mitrale, trikuspidale dhe aortale
- Zëvendësime të valvulës së aortës, mitrale dhe trikuspidale me valvula biologjike ose mekanike
- Ndërhyrje për difekte kongjenitale në të gjitha grupmoshat
- Aneurizma të aortës asendente
- Trajtimi i komplikacioneve mekanike të infarktit të miokardit
- Korrigjime të aritmive
Outpatient consultations
Konsultat kryhen çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 12:00–14:00, sipas listës së mjekëve konsulentë, e cila dorëzohet çdo muaj në Qendrën e Konsultave.
Shërbimi i Kardiokirurgjisë është një qendër e specializuar për ndërhyrje kirurgjikale të zemrës dhe aortës, duke ofruar trajtim bashkëkohor për patologjitë kardiake komplekse në të gjitha moshat.
