The service of Pediatric Nephrology and Dialysis.

Shërbimi i Nefrologjisë dhe Hemodializës Pediatrike funksionon si një sherbim i pavarur prej vitit 2010. Ky shërbim aktualisht u ofron një ndihmë të kualifikuar fëmijeve me sëmundje renale.

Këtu përfshihen gjithë defektet e lindura të traktit urinar diagnoza e hershme e të cilave parandalon dëmtimet e parikthyeshme të veshkës që çojnë drejt Insuficiensës renale kronike. Gjithashtu këtu trajtohen edhe patologji të tjera si ato glomerulare, tubulopatite, sëmundjet kistike të veshkës etj.

Ky shërbim ka kryer një aktivitet të konsiderueshem shkencor me studime, tema dhe referime si brenda edhe jashtë vendit. Ky shërbim është pika e vetme e referimit ku bëhet trajnimi i mjekeve nga të gjithë rrethet që merren me nefrologji pediatrike.

Shërbimi ynë përbëhet prej 12 shtretërish për të sëmurët dhe 7 shtretër në repartin e hemodializës. Ngritja e repartit të dializës pediatrike është një sukses dhe ngjarje e rëndesishme. Ky lloj sherbimi me rëndësi jetike si terapia renale zëvendësuese mund t'i ofrohet tani, për herë të parë, edhe fëmiëjve shqiptare.

Kjo jo vetem jep një kontribut të jashtëzakonshëm ne rastet ku është e domosdoshme aplikimi i terapisë renale zëvendësuese, qoftë akute apo kronike, por bën që shërbimi i nefrologjisë pediatrike të jëtë i kompletuar në një rang me homologet e tij europiane dhe më gjerë.

Në shërbimin tonë gjithashtu janë trajtuar edhe një kontigjent fëmijëesh shqiptare të ardhur nga Kosova që kanë përfituar një shërbim me të kualifikuar, një trajtim që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Orari i Konsultimeve Ambulatore

Ditët: e hënë, e martë, dhe e mërkure në javë teke
Ora: 10:00 - 13:00
Mjeku: Prof. Dr. Diamant Shtiza

Ditët e enjte, të premte dhe e mërkure në javë çifte
Ora: 10:00 - 13:00
Mjeku: Dr. Ornela Xhango