Reanimacioni i Kardiologjisë
Në kuadër të kërkesës për pasqyrimin e shërbimeve të ofruara në Reanimacionin e Kardiologjisë, specifikojmë se realizohen sa më poshtë:
- Revaskularizimin e pacienteve në kushtet e Sindrom koronar akut (STEMI, NSTEMI, APP).
- Trajtimin e aritmive jetëkërcënuese me anë të goditjeve elektrike dhe/ose medikamenteve.
- Trajtim të pacienteve me dispne të theksuar me diuretike intravenoze dhe regjime respiratore si CPAP, BPAP apo ventilim të drejtuar.
- Trajtimin e insuficiencave refraktare ndaj mjekimit konvencional.
- Ekokardiografi transtorakale dhe transezofageale.
- Realizimin e perikardiocentezave.
- Realizimin e torakocentezave.
- Konvertim të planifikuar për fibrilacion/flater atrial persistent.
- Monitorime invazive dhe joinvazive të pacienteve.
- Trajtime me fibrinolitike për diagnoza si tromboemboli pulmonare.
- Implantim pacemakeri definitiv, CRT-D/P, ICD dhe pacemaker provizor.
- Trajtim invaziv i arteriopatisë periferike.
