About Us
Sherbimi Urgjencës dhe Pediatrise se Pergjithshme përbëhet nga dy njësi:
1. Urgjenca e Pediatrisë
2. Pavioni i Pediatrisë së Pergjithshme-Kardiologji dhe Reumatologji.
Urgjenca Pediatrike:
është një strukturë filtër që i shërben gjithë shërbimeve të Pediatrisë, ku çdo ditë paraqiten mesatarisht 250-300 pacient në ditë, si dhe spitali ditor me 17 shtretër ( dy salla observimi dhe dy bokse izolimi) ku fëmijët vëzhgohen gjatë 24 orëshit dhe më pas në varësi të gjendjes hospitalizohen nëpër shërbime ose kthehen në shtëpi me mjekimin përkatës.
Kardiologjia Pediatrike:
është e vetmja qendër spitalore terciare në rang vendi e diagnostikimit dhe trajtimit të kardiopative të lindura dhe të fituara.
Vihet re në vitet e fundit një rritje e ndjeshme e gamës së diagnozave dhe ulje e moshës së pacientëve kardiopatë që i nënshtrohen ndërhyrjes krahasuar me vite paraardhëse.
Kabineti i ekokardiografisë përballon konsultat nga të gjitha rrethet dhe numëron rreth 4800-5000 ekzaminime gjatë një viti.
Reumatologjia pediatrike:
është e vetmja qendër spitalore terciare në rang vendi për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive reumatologjike akute e kronike me një volum prej rreth 1500 konsulta në vit.
Prej disa vitesh është bërë e mundur përdorimi i preparateve biologjike si tocilizumabi, etanercept dhe adalimumab etj, ne trajtimin e pacienteve me patologji kronike si: arthriti reumatoid, që ka përmiresuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës se tyre.
Shërbimi i Pediatrisë së Përgjithshme:
ku hospitalizohen pacientë me patologji akute të traktit respirator, gastrointestinal, urinar dhe intoksioacione.
Objectives
Shërbimi ka si synim për të ardhmen përditësimin e protokolleve dhe evidencave më të mira mjekësore në aktivitetin e përditshëm profesional.
Po mundësohen binjakëzime me shërbime të pediatrisë dhe sipas specialiteteve në vendet fqinje për zhvillimin e video-konferencave, shkëmbimin e eksperiencës dhe specializimin e stafit. Do të vazhdojë pjesëmarrja aktive në konferenca dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare.
Services Offered
Pathologies treated in this service:
- Kardiopatitë kongenitale dhe të fituara
- Kujdesi pre dhe postoperatorë tek pacientët kardiokirurgjikal
- Patologjitë reumatologjike, diagnostikimi dhe trajtimi
- Patologjitë respiratore,
- Patologjitë akute te traktit gastrointestinal,
- Intoksikacionet,
- Gjendjet febrile të zgjatura dhe pa vatër te njohur.
Kabineti i konsultave ambulatore
Kabineti i konsultave ambulatore funksionon me mjekët e shërbimeve të klinikës nga e Hëna në të Premte në orarin 10:00 – 14:00, pranë Konsultave të Spitalit pediatrik, sipas grafikut më poshtë:
| Ditët/shërbimi | Kardiologji | Pediatri e përgjithshme | Rheumatology |
|---|---|---|---|
| E hënë | Numila Kuneshka Albert koja |
Elda Skenderi | Aurel Vula |
| E martë | Numila Kuneshka Albert koja |
Elda Skenderi | Genti Xhelilaj |
| E mërkurë | Numila Kuneshka Albert koja |
Feride Imeraj | Aurel Vula |
| E enjte | Numila Kuneshka Albert koja |
Elda Skenderi | Genti Xhelilaj |
| E premte | Numila Kuneshka Albert koja |
Elda Skenderi | Aurel Vula Genti Xhelilaj |
| Ora e konsultave | 10:00-14:00 | 10:00-14:00 | 10:00-14:00 |
Stafi ynë
Shefi i Shërbimit :
Prof. Dr. Numila Maliqari - Kuneshka (kardiopediatre)
D.SH.M Albert Koja (kardiopediater)
D.SH.M Aurel Vula (reumatolog pediater)
D.SH.M Genti Xhelilaj (reumatolog pediater)
D.SH.M Elda Skenderi (Sulovari) (pediatre)
Dr. Feride Imeraj (pediatre)
Kryeinfermiere Sherbimi: Miranda Malaj
Urgjenca e Pediatrise
D.SH.M Albert Lama
D.SH.M Floreta Korumi (Plaku)
Dr. Irma Hajdari
Dr. Arben Ademi
Dr. Herion Paza
Dr. Laureta Sadedini (Rosa)
Dr. Perparim Shira
Dr. Ergena Neziri
Dr. Olta Babali
Dr. Anisa Potka
Kryeinfermiere e Urgjences: Erjeta Qylafi
