Shërbimi i Otorinolaringologjisë (ORL)

Shërbimi i Otorinolaringologjisë (ORL)

QSUT - Qendra Referuese Kombëtare

Shërbimi i Otorinolaringologjisë (ORL) në QSUT përfaqëson qendrën përfundimtare referuese dhe të vetmen njësi në Shqipëri të specializuar për menaxhimin e një game të gjerë sëmundjesh që prekin veshin, hundën dhe fytin.

Aktiviteti i këtij shërbimi përfshin konsultat mjekësore të specializuara, ekzaminimet diagnostike (të tilla si audiometria, timpanometria, ABR, etj.) si dhe një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale rutinë (adeno-tonsilektomia, septoplastika, etj.). Gjithashtu, realizohen ndërhyrje të specializuara për heqjen e trupave të huaj (përfshirë ezofagoskopinë dhe bronkoskopinë rigide), procedura që aktualisht ofrohen vetëm pranë këtij shërbimi në nivel kombëtar.

Shërbimi trajton edhe patologji komplekse të kategorisë së parë, përfshirë sëmundjet onkologjike dhe kirurgjinë e specializuar të veshit implantin koklear.

Veprimtaria e Shërbimit të ORL

Konsulta Specializuese

Çdo vit, në repartin e konsultave zhvillohen rreth 3,400 vizita të specializuara.

Ndërhyrje Kirurgjikale

Në sallën operative kryhen mesatarisht 1,236 intervente kirurgjikale në vit.

Shërbimi i Urgjencës

Funksional 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke mbuluar urgjencat në Tiranë dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shërbimet e Ofruara

Audiometria
Tympanometria
ABR
Ezofagoskopia rigide
Bronkoskopia rigide

Orari i Konsultave

KONSULTAT E SHËRBIMIT ORL - E Hënë
Mjeku Konsulent Orari Salla
Besim Boçi 09.00-11.30 Brikena Qiriazi
Tedi Minarolli 11.30 -14.00 Suela Sallavaci
Evis Bendo 09.00 – 11.30 Xhevahir Hoxhallari
Fatos Dodbiba 11.30 -14.00 Klevis Thomai
Suela Sallavaci 09.00 -11.00
Albana Çuko 11.30 -14:00
KONSULTAT E SHËRBIMIT ORL - E Martë
Mjeku Konsulent Orari Salla
Xhevahir Hoxhallari 09.00 -11.30 Orjeta Tonuzi
Birkena Qirjazi 11.30 -14.00 Sonil Mone
Klevis Thoami 09.00 – 11.30 Albana Çuko
Evis Bendo 11.30 -14.00 Besim Boçi
Tedi Minarolli
KONSULTAT E SHËRBIMIT ORL - E Mërkurë
Mjeku Konsulent Orari Salla
Albana Çuko 11.30 -14.00 Xhevahir Hoxhallari
Evis Bendo 09.00 -11.30 Suela Sallavaci
Sonil Mone 11.30 -14.00 Besim Boci
Orjeta Tonuzi 09.00 -11.00 Fatos Dodbiba
KONSULTAT E SHËRBIMIT ORL - E Enjte
Mjeku Konsulent Orari Salla
Xhevahir Hoxhallari 09.00 -12.00 Evis Bendo
Suela Sallavaci 09.00 -11.30 Birkena Qiriazi
Orjeta Tonuzi 09.00 -11.30 Tedi Minarolli
Klevis Thomai 11.30 -14.00
Sonil Mone 11.30 – 14:00
KONSULTAT E SHËRBIMIT ORL - E Premte
Mjeku Konsulent Orari Salla
Besim Boci 09.00 -11.00 Klevis Thomai
Birkena Qiriazi 11.30 -14.00 Sonil Mone
Fatos Dodbiba 11.30 -14.00 Albana Cuko
Tedi Minarolli 09.00 -12.00 Orjeta Tonuzi
Evis Bendo