Këshilla Edukuese

Sëmundjet dhe Kujdesi

Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat sjellin çrregullime të funksionit dhe të ndërtimit të organizmit.

Kategoritë e Sëmundjeve

  • Akute – fillojnë shpejt
  • Subakute – fillojnë ngadalë
  • Kronike – kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
  • Kronike recidive – shfaqen kohë pas kohe
  • Fulminante – shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejt

Pothuajse kushdo një ditë përplaset me një sëmundje të cilën mund ta kalojë shpejt dhe të mos ketë asnjë pasojë, por nga ana tjetër mund të sëmuret dhe të vuajë gjithë jetën pasojat e saj.

Sëmundjet Kronike

Sëmundjet kronike të cilat fatkeqësisht nuk shërohen dhe i sëmuri i mbart thuajse gjithë jetën, duan kujdes të veçantë.

Është vërtetuar që këto sëmundje, përveç masave mjekuese me barna, kërkojnë ofrimin e dijeve, këshillave dhe aftësive konkrete për vetëmenaxhimin e sëmundjes.

Roli i Mjekut

Mjeku është i detyruar të japë informacionin e nevojshëm duke e konsideruar pacientin si partner në procesin e mjekimit.

Kjo është një nga të drejtat universale të pacientëve të shpallura e të njohura nga Ministria e Shëndetësisë në Kartën e të Drejtave të Pacientëve.