Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor.
Drejtimi administrativ i Spitaleve Universitare është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ndersa drejtimi institucional është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit e Shkencës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.70, datë 15.02. 2001.
Qendra Spitalore Universitare, sipas VKM Nr. 352, datë 09.09.1997, pika 5 është emëruar “Nënë Tereza”.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është person juridik me zotësi të plotë për të vepruar.
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
- Kodi i Punës
- Ligji Nr. 8485, datë 12.05.1999 – Kodi i Procedurave Administrative
- Ligji Nr. 9106, datë 17.07.2003 – Për shërbimin spitalor
- Ligji Nr. 10383, datë 24.02.2011 – Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
- Ligji Nr. 8615, datë 01.06.2000 – Për Urdhrin e Mjekëve
Gjithashtu, QSUNT zbaton akte të tjera ligjore dhe nënligjore që lidhen me funksionimin e tij.
