Në shërbimin e dermatologjisë kemi instaluar tashmë dermatoskopin e ri, një pajisje moderne që ndihmon mjekët të kryejnë ekzaminime të sakta dhe të hershme të lëkurës.

Në shërbimin e dermatologjisë kemi instaluar tashmë dermatoskopin e ri, një pajisje moderne që ndihmon mjekët të kryejnë ekzaminime të sakta dhe të hershme të lëkurës.
 
Ky investim rrit cilësinë e diagnostikimit të ndryshimeve të lëkurës, duke mundësuar zbulimin në faza të hershme të lezioneve dhe tumoreve të lëkurës, si dhe ndjekjen më të kujdesshme të pacientëve.
 
Me këtë aparaturë, ekipi ynë i dermatologjisë garanton kujdes më të sigurt dhe profesional për çdo pacient.
Mos e lini shëndetin e lëkurës për më vonë – planifikoni kontrollet tuaja periodike dhe parandaloni sëmundjet e lëkurës!