Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT kemi instaluar Mikroskopin Digjital Aesculap Aeos, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare që sjell teknologjinë më të avancuar për ndërhyrjet në tru dhe shtyllën kurrizore. 

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT kemi instaluar Mikroskopin Digjital Aesculap Aeos 🔬, një investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare që sjell teknologjinë më të avancuar për ndërhyrjet në tru dhe shtyllën kurrizore.
 
Kjo pajisje moderne garanton:
✅ Saktësi më të lartë gjatë operacioneve të ndërlikuara
✅ Siguri dhe efikasitet më të madh për pacientët
✅ Trajnim bashkëkohor për mjekët e rinj, me mundësinë e ndjekjes live të operacioneve.
 
Nën drejtimin e Prof. Artur Xhumari dhe ekipit të Neurokirurgjisë përmes këtij mikroskopi pacientëve do tu ofrohet një shërbim bashkëkohor në ndërhyrje të një kompleksiteti të lartë!