Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT, ndërhyrjet për kataraktën janë kthyer në një rutinë të përditshme që po i rikthen shikimin mijëra qytetarëve!

Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT, ndërhyrjet për kataraktën janë kthyer në një rutinë të përditshme që po i rikthen shikimin mijëra qytetarëve! 
 
Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, mbi 2200 pacientë kanë përfituar nga kjo ndërhyrje falas dhe me standarde bashkëkohore. Një pjesë e rëndësishme e përfituesve janë pacientët diabetikë, një kategori më e rrezikuar nga problemet e shikimit për shkak të sëmundjes së tyre.
 
Kujdesi për shëndetin e syve është prioritet, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të shihni më qartë çdo ditë!