SHËRBIMI I OKULISTIKËS
Qendrë Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT)
Shërbimi i Okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT) është një nga strukturat më të specializuara dhe të rëndësishme në vend për diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të syrit dhe sistemit vizual. Ky shërbim ofron kujdes shëndetësor të nivelit të tretë dhe është qendër referimi për pacientët nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.
Veprimtaria e shërbimit të Okulistikës
Shërbimi i Okulistikës në QSUNT përfshin një gamë të gjerë të ndërhyrjeve diagnostike dhe terapeutike, duke përfshirë:
- Çdo vit, në sherbimin e konsultave zhvillohen rreth ……. vizita të specializuara.
- Në sallën operative kryhen mesatarisht 5662 intervente kirurgjikale në vit.
- Konsulta të specializuar për sëmundjet okulare të fëmijëve dhe të rriturve.
- Diagnostikim të avancuar me pajisje moderne si OCT (tomografi koherente optike), perimetri vizuale, biometria e syrit, etj.
- Kirurgji oftalmologjike për patologji të ndryshme si katarakta, glaukoma, retinopatia diabetike, sëmundjet e retinës dhe kirurgji refraktive.
- Shërbim emergjence 24/7 për traumën okulare dhe rastet urgjente të shikimit.
- Trajtim ambulator për sëmundje kronike të syrit, përfshirë administrimin e injeksioneve intravitreale dhe terapi me lazer.
- Mësimdhënie dhe kërkim shkencor, pasi shërbimi është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin e mjekëve specialistë të okulistikës.
Stafi përbëhet nga mjekë oftalmologë me eksperiencë, infermierë të specializuar dhe teknikë të diagnostikës vizuale, të cilët punojnë së bashku për të ofruar kujdes cilësor dhe të përqendruar te pacienti.
Historia e Shërbimit
Shërbimi i Okulistikës është themeluar si shërbim universitar së bashku me ORL në vitin 1957. Prej themelimit të tij dhe në vazhdim në shërbim kanë dhënë kontributin e tyre figura të rëndësishme të mjekësisë shqiptare si Prof. Kristo Kristidhi, në atë kohë shef i shërbimit, funksion që e ushtroi deri në vitin 1969, Prof. Besim Zyma, në cilësinë e shefit të departamentit dhe shumë specialist të tjerë.
Drejtuesit e shërbimit të okulistikës ndër vite:
- 1969 – 1973 Doc. Andrea Aroni
- 1973 – 1988 Dr. Ylli Shtylla
- 1988 – 2005 Prof. Sulejman Zhugli
- 2005 – 2007 Prof.Ass. Pajtim Lutaj
- 2007 – në vazhdim Prof.Asc. Vilma Mema
Shërbimet e ofruara
Pranë Shërbimit të Okulistikes trajtohen të sëmurë me patologji të ndryshme të syrit në kabinete perkatëse si më poshtë:
Kabineti i retinopatisë diabetike dhe segmenti posterior
Kabineti i segmentit anterior
Kabineti segmentit posterior, Retinopatise diabetike
Kabineti glaukomës
Kabineti kornesë
Kabineti neurooftalmologjisë
Kabineti i rrugeve lakrimale
Kabineti okulo plastikave dhe rrugëve lakrimale
Kabineti i oftalmopediatrise dhe strabizmologjise
Kabineti i Uveitit
Kabineti I Retinopatise se prematuritetit
Ekzaminimet që kryhen në këtë shërbim:
- Biomikroskopi
- OCT (tomografi koherente optike)
- Oftalmoskopi
- Autorefraktokeratometri
- Exoftalmometri
- Tonometri
- Fushavizive
- A-scan
Procedurat që realizohen në këtë shërbim:
- Procedura ambulatore
- Prova kanalikulare
- Sondazhi i rrugëve lakrimale
Ndërhyrje kirurgjikale:
Prej vitesh Sherbimi Okulistikes ofron me sukses një gamë të gjërë të ndërhyrjeve kirurgjikale në sy me teknika bashkëkohore, prej vitit 2019 e në vazhdim është siguruar nga spitali e gjithë paketa e kataraktës që vazhdon të aplikohet me sukses në këtë shërbim. Gjithashtu në Shërbimin tonë realizohet trajtimi me Injeksione Intra-vitreale.
- Kirurgjia e kataraktes
- Kirurgjia e glaukomes
- Kirurgjia e rrugëve lakrimale
- Kirurgjia e strabizmit
- Kirurgjiari konstruktive palpebrale
- Plastikat okulare
- Kirurgjia e orbitës
- Ekscisioni i pterigionit
- Extirpimi i chalazionit
- Extirpimi i moluskutkontagioz
- Injeksione intravitreale
- Trajtimi kirurgjikal i traumave te syrit
Konsultat ambulatore
KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E HËNË
| MJEKU KONSULENT | ORARI | SALLA |
|---|---|---|
| Prof.Pajtim Lutaj | 08.00-10.00 | Prof.Asc.Vilma Mema |
| Dr.Sh.M.Anila Monka | 10.00-12.00 | Prof.Asc.Ilir Arapi |
| Dr. Sh.M. Eralda Leci | 08.00-10.00 | Dr. Etleva Gjurashaj |
| Prof.Asc.Ali Tonuzi | 10.00-12.00 | |
| Prof.Asc.Amarildo Belshi | 08.00-10.00 | |
| Dr. Brisilda Danaj | 11.00 -14.00 | |
| Prof.Asc.Arjeta Grezda | 10.00- 12.00 | |
| Dr. Matilda Islamaj | 09.00 – 11.00 |
KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E MARTË
| MJEKU KONSULENT | ORARI | SALLA |
|---|---|---|
| Prof.Asc.Vilma Mema | 10.00 -12.00 | Prof.Asc.Amarildo Belshi |
| Prof.Pajtim Lutaj | 08.30 -11.00 | Prof.Asc.Ali Tonuzi |
| Dr.Sh.M.Anila Monka | 09.00 – 11.30 | Dr. Matilda Islamaj |
| Dr. Sh.M. Eralda Leci | 10.00 - 13.00 | Dr. Julinda Jaho |
| Dr. Brisilda Danaj | 08.00 – 10.00 | Dr. Eralda Leci |
| Prf.Asc.Alketa Tandili | 09.00 – 11.30 | |
| Prof.Asc.Ilir Arapi | 09.00 – 11.30 | |
| Dr. Ermal Simaku | 09.00 – 11.30 |
KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E MËRKURË
| MJEKU KONSULENT | ORARI | SALLA |
|---|---|---|
| Prof.Asc.Vilma Mema | 08.00 -11.00 | Prof.Asc.Arjeta Grezda |
| Prof.Pajtim Lutaj | 08.00 -11.30 | Dr.Ermal Simaku |
| Dr.Sh.M.Anila Monka | 09.0 0 -11.00 | Dr. Brisilda Danaj |
| Dr. Sh.M. Eralda Leci | 09.00 -11.00 | |
| Dr. Brisilda Danaj | 11.00 - 14.00 | |
| Prof.Asc.Alketa Tandili | 09.00 – 11.00 | |
| Dr. Julinda Jaho | 11.00 – 14.00 | |
| Prof.Asc.Amarildo Belshi | 08.00-10.00 | |
| Dr. Etleva Gjurashaj | 10.00 – 12.00 |
KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E ENJTE
| MJEKU KONSULENT | ORARI | SALLA |
|---|---|---|
| Prof.Asc.Ilir Arapi | 09.00 -12.00 | Prof.Dr.Pajtim Lutaj |
| Dr. Matilda Islamaj | 09.00 -11.30 | Dr.Sh.M.Anila Monka |
| Prof.Asc.Vilma Mema | 09.00 -12.30 | Dr.Sh.M.Eralda Leci |
| Prof.Asc.Alketa Tandili | 11.00 – 14.00 | |
| Dr. Brisilda Danaj | 08.30 – 10:30 | |
| Dr. Ermal Simaku | 09.00 – 11.00 | |
| Prof.Asc.Ali Tonuzi | 09.00 – 11.00 |
KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E PREMTE
| MJEKU KONSULENT | ORARI | SALLA |
|---|---|---|
| Prof.Asc.Vilma Mema | 09.00 -12.30 | Prof.Dr.Pajtim Lujtaj |
| Dr. Julinda Jaho | 11.30 -14.00 | Prof.Asc.Alketa Tandili |
| Dr. Brisilda Danaj | 10.30 -12.30 | |
| Dr. Etleva Gjurashaj | 09.00 -12.00 |
