Neurologjia është specialitet i mjekësisë që studion çrregullimet e sistemit nervor.
Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe ate periferik; ky i fundit ndahet ne sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik.
Neurologu në Shërbimin e Neurologjisë në QSUNT është një mjek i specializuar në Neurologji, i trajnuar për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullime neurologjike.
Historia
Bazat e fillimit të shërbimit të neurologjisë në Shqipëri, kanë filluar në vitin 1957 ndën drejtimin e Profesor Prezës dhe ekipit të mjekëve te njohur neurologë: Baboçi, Kuqo, etj.
Deri në vitin 1992 emërtimi ishte: Klinika e Neurologjisë si pjesë e spitalit Neuro Psikiatrik nr 5.
Më pas Klinika e Neurologjisë ishte pjesë e QSU "Nënë Tereza" dhe nga viti 2000 emërtimi ndryshoi në Shërbimi i Neurologjisë, gjithnjë pjesë e QSU "Nënë Tereza".
Klinikën e ka drejtuar Prof. Petrela nga viti 1990 – 1996, dhe nga viti 1996 Klinikën e më pas Shërbimin e Neurologjisë (2020) e drejton Prof. Kruja.
Trajnimi dhe Specializimi
Specializimi afatgjatë në Neurologji, bazohet në kurrikulat 4 vjeçare të Fakultetit të Mjekësisë, UMT.
Shumë neurologë kanë trajnime shtesë në një fushë të neurologjisë të tilla si neurologjia vaskulare, neurosonologjia, epileptologjia, sëmundjet demielinizante, semundjet neuromuskulare, menaxhimi i dhimbjes, neurofiziologjia dhe trajtimi i çrregullimeve të lëvizjes.
Shërbimi Universitar i Neurologjisë, përveç ofrimit të shkollës pasuniversitare në neurologji (si qendër unike në Shqipëri), drejton edhe formimin në vazhdim për mjekët specialistë neurologë të të gjithë vendit.
Shërbimi Universitar i Neurologjisë ruan marrëdhënie profesionale dhe studimore me disa qendra ndërkombëtare, duke marrë pjesë në projekte shumëpalëshe, referime në kongrese ndërkombëtarë, botime në revista të njohura në fushën e Neurologjisë.
Ekzaminimi Neurologjik
Në planin praktik, gjatë një ekzaminimi neurologjik, neurologu shqyrton historinë shëndetësore të pacientit, teston statusin mendor, funksionin e nervave të kokës, forcën, koordinimin, ecjen, funksionet konjitive, reflekset dhe ndjesinë. Ky informacion ndihmon neurologun të përcaktojë nëse problemi ekziston në sistemin nervor dhe, nëse po, ta lokalizojë atë.
Lokalizimi i patologjisë është procesi kryesor me të cilin neurologët zhvillojnë diagnozën topike dhe më pas atë diferenciale. Ekzaminime laboratorike, neurofiziologjike dhe imazherike të mëtejshme, mund të jenë të nevojshme për të konfirmuar diagnozën dhe udhëhequr terapinë dhe menaxhimin e duhur.
Testet që përdoren zakonisht në neurologji përfshijnë studime të imazhit të tilla si tomografia aksiale (CT), rezonanca magnetike (MRI), angiografia, elektroencefalografia (EEG), elektromiografia (EMG), ekzaminimi i lëngut cerebrospinal etj.
Patologjitë që trajtojmë
- Crregullimet e lëvizjes "extrapiramidale" (Sëmundja e Parkinson, Sëmundja e Huntington etj)
- Demencat (Alzheimer, demenca vaskulare etj)
- Dhimbjet e kokës (Migrena, Dhimbjet tensive të kokës, dhimbjet cluster etj)
- Epilepsitë
- Komplikacione neurologjike të sëmundjeve sistemike
- Sëmundjet cerebrovaskulare (Aksidentet cerebrovaskulare ishemike, hemoragjike etj)
- Sëmundjet demielinizante (Skleroza Multiple etj)
- Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit
- Sëmundjet e sistemit nervor periferik (polineuropatitë, poliradikuloneuritet, dhimbjet radikulare)
- Sëmundjet neuromuskulare (Miastenia Gravis, neuropatitë, etj)
Ekzaminimi Neurologjik
Ekzaminimi neurologjik bazohet në:
- Historinë shëndetësore e pacientit
- Funksionin e nervave të kokës
- Testimin e funksioneve konjitive
- Funksionin e nervave periferike
- Forcën muskulare
- Koordinimin
- Ecjen
- Reflekset
- Ndjeshmërinë
Testet Diagnostike
Testet diagnostike që përdoren me shpesh në neurologji:
- Tomografia aksiale (CT)
- Rezonanca Magnetike (MRI)
- Angiografia
- Elektroencefalografia (EEG)
- Elektromiografia dhe Studimi I konduksionit nervor (EMG, ENG)
- Ekzaminimi i lëngut cerebrospinal.
Shërbimi Ambulator
Konsultat ambulatore kryhen çdo ditë duke filluar në orën 09:00.
| Ditët | Mjeku |
|---|---|
| Punkti i Sëmundjeve Vaskulare E Hënë |
|
| Punkti i Sëmundjeve Demielinizante E Martë |
|
| Punkti i Sëmundjeve Neuromuskulare E Mërkurë |
|
| Punkti i Epilepsive E Enjte |
|
| Punkti i Dhimbjeve të Kokes |
|
| Punkti i Demencave E Premte |
|
| Punkti i Sëmundjeve Ekstrapiramidale |
|
Stafi ynë
Prof. Dr. Jera Kruja
Shefe e Shërbimit të Neurologjisë
