Shërbimi Neurovaskular në Shqipëri u themelua në vitin 2016 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke u kthyer në qendrën kryesore referuese kombëtare për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive cerebrovaskulare. Ai u krijua duke patur parasysh kompleksitetin gjithnje ne rritje te metodave diagnostike dhe trajtimeve ne fushen e semundjeve cerebrovaskulare, gje qe e beri te nevojshme formimin e nje grupi neurologesh te specializuar ne kete fushe. Keto semundje kane nje rendesi te vecante sot per shkak te numrit ne rritje te rasteve me plakjen e popullsise, si edhe per shkak te vdekshmerise e invaliditetit te larte qe ato shkaktojne.
Semundjet cerebrovaskulare nenkuptojne semundjet e eneve qe furnizojne me gjak trurin apo palcen kurrizore. Rastet me te shpeshta jane ato me infarkte te trurit (demtim i lidhur me bllokimin e eneve te gjakut dhe mosfurnizimin me gjak), te ndjekura nga hemoragjite cerebrale (rrjedhje e gjakut ne tru).
Krahas ketyre patologjive te shpeshta, mjeket e ketij Sherbimi jane te specializuar edhe ne lidhje me diagnoza me te rralla si trombozat venoze, malformacionet e eneve te gjakut, vaskuliti, CADASIL, sindromi i vazokonstriksionit reversibel, epilepsine e demencen me origjine vaskulare, sindromin e antitrupave antifosfolipidike etj.
Trajtimi akut i Aksidenteve vaskulare Cerebrale
Qe ne vitin e pare te formimit, mjeket e ketij Sherbimi arriten te realizojne me sukses per here te pare ne Shqiperi proceduren e trombolizes intravenoze, e cila mundeson shkrirjen e trombit dhe shmangien e infarktit te trurit ne ato raste kur te semuret diagnostikohen brenda 3 oreve te para. Ky trajtim, ndonese i ri, ne nje kohe te shkurter eshte arritur te implementohet ne nje numer te gjere pacientesh me rreth 150 raste ne vit, ne nje perqindje rastesh e rezultatesh te krahasueshme me shifrat perendimore. Gjithashtu nepermjet diagnozes se hershme jane percaktuar indikacionet per nderhyrje te metejshme endovaskular.
Rehabilitimi dhe menaxhimi multidisiplinar
Pervec trajtimit sa me te shpejte nepermjet trombolizes nje prioritet i ketij sherbimi eshte kerkimi i etiologjise e faktoreve te riskut. Identifikimi i pacienteve me rrezik te larte ka nje rendesi te vecante ne menyre qe te mundesohet nderhyrja sa me e shpejte per parandalimin e demtimeve te tjera ne te ardhmen.
Pacientët përfitojnë nga qasja multidisiplinare, ku neurologët bashkëpunojnë me kardiologët, neuroradiologët, kirurgët vaskularë, terapinë intensive dhe fizioterapinë, duke mundësuar rehabilitim të hershëm dhe menaxhim afatgjatë të faktorëve të rrezikut (hipertension arterial, diabet, dislipidemi, fibrilacion atrial, trombofili, etj).
Edhe ne rastet kur nuk eshte e mundur kryerja e trombolizes trajtimi i pacienteve ne nje Sherbim te dedikuar Neurovaskular ka perfitim per pacientin pasi monitorimi nga afer i pacienteve, parandalimi i komplikacioneve nga personeli i profilizuar si dhe rehabilitimi i shpejte mundeson uljen e vdekshmerise e invaliditetit per keta paciente.
Roli kombëtar dhe perspektivat
Shërbimi Neurovaskular i QSUT ka rol udhëheqës kombëtar, duke u bërë qendra kryesore referuese për pacientë nga e gjithë Shqipëria, si per koordinimin e rasteve urgjente nepermjet Telemjekesise ashtu edhe ne konsultat ambulatore te perditshme.
Ne konsultat tona çdo dite ofrohet mendim i specializuar nga te gjithe mjeket e ketij Sherbimi, mjeke me eksperience si neurologe te pergjithshem e si neurologe vaskulare. Ne kete menyre duke vleresuar mijera paciente ambulatore cdo vit jane parandaluar shume raste te mundshme aksidentesh cerebrovaskulare te reja.
Gjithashtu nga stafi i Sherbimit jane hartuar protokollet e perditesuara trajtimit akut e parandalimit te aksidenteve vaskulare cerebrale bazuar mbi ato te organizmave nderkombetare si ESO e AHA/ASA. Objektivi i ardhshëm është pjesëmarrja në regjistra europianë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar krahasueshmëri dhe standarde të larta trajtimi.
Stafi i Sherbimit te Semundjeve Cerebrovaskulare
Shef Sherbimi: Dr. Eris Ranxha
Mjeket:
- Prof. Vera Ostreni
- Dr. Shk. Entela Basha
- Dr. Olsi Taka
- Dr. Redon Uruci
- Dr. Oneda Cibuku
Patologjite me te shpeshta qe diagnostikon e trajton Sherbimi Neurovaskular:
- Infarktet cerebrale
- Hemoragjite cerebrale
- Malformacionet vazale
- Trombozat venoze
- Demenca vaskulare
- Epilepsia vaskulare
- Vaskuliti cerebral
- CADASIL
Ekzaminimet indikacionet e te cilave percaktohen ne Sherbimin Neurovaskular:
- Skaner (CT) e Angio-CT
- Rezonanca magnetike (MRI) e Angio-MRI
- Angiografia cerebrale
- Me rralle elektroencefalograma e ekzaminimi i LCS
