Rreth nesh
Sherbimi i Terapise Intensive te Pediatrise
Shërbimi i Terapise Intensive te Pediatrise në QSUNT është një njësi terciare universitare, e dedikuar për trajtimin e fëmijëve të moshës 0–14 vjeç në gjendje kritike. Shërbimi ka karakter medikal (polivalent) si dhe kirurgjikal, (kirurgji infantile, kardiokirurgji dhe disiplina të tjera të specializuara).
Objektivat dhe Funksionimi
- Ofron kujdes intensiv me standarde të larta për fëmijët në rrezik për jetën.
- Mbështetje konsulente për shërbimet e tjera të QSUNT dhe spitalet rajonale
- Pjesëmarrje aktive në kërkimin shkencor, studime klinike dhe trajnime akademike
Shërbimi funksionon në përputhje me udhëzuesit më të fundit ndërkombëtarë dhe është i pajisur me teknologji bashkëkohore që rrit cilësinë e trajtimit dhe ndikon në uljen e vdekshmërisë.
Ekipi
Stafi përbëhet nga mjekë dhe infermierë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët karakterizohen nga:
- Njohuri të avancuara në kujdesin kritik pediatrik
- Aftësi për vendimmarrje të shpejtë në situata emergjente
- Komunikim dhe ndërveprim të efektshëm në trajtimin multidisiplinar
Stafi Mjekësor
Prof. Elmira Kola (Kosho)
Shefe Shërbimi
Prof. Ilirjana Klironomi (Bakalli)
Dr.Shk. Ermela Celaj (Gjyzeli)
Dr. Durim Sala
Dr. Inva Gjeta
Dr. Marsela Biqiku
Dr. Vladimir Hoxha
Kristina Marku
Kryeinfermjere
