Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji, duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare.

Aktualisht QSU “Nënë Tereza” ofron shërbim shëndetësor ambulator për rreth 300 000 persona/vit, shërbim spitalor për mbi 80 000 raste/vit dhe shërbim urgjencash me mbi 260 000 persona/vit.Spitali ka një kapacitet prej 1450 shtretërish dhe ofron ndihmë mjekësore për mesatarisht 400 pacientë ditorë e të shtruar.

1919
  • Kryqi i Kuq Amerikan mbërriti në Shqipëri dhe Tiranë.
  • U hap një spital me 20 shtretër në një shtëpi tiranase.
  • Drejtoreshë ishte amerikania Buck, ndërsa Dr. Osman Jonuzi punonte si kirurg.
1920
  • Kongresi i Lushnjes caktoi Tiranën si Kryeqytet.
  • U krijua spitali i parë publik në Tiranë, drejtuar nga Dr. Osman Jonuzi.
  • Spitali me 50 shtretër pranë Sahatit të Tiranës u organizua në disa reparte:
    • Kirurgji: Dr. Osman Jonuzi
    • Patologji: Dr. Syrja Pojani & Dr. Ruzhdi Bobrati
  • Kryheshin 300-400 vizita ambulatore dhe 100-200 operacione nga Dr. Jonuzi dhe Dr. Bobrati.
1928
  • Filloi projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm "Zogu 1".
  • Avokat Ali Begeja dhe prefekti Abedin Nepravishta ndihmuan në realizimin e projektit.
  • Firma italiane "Ragazzi" nisi ndërtimin.
1932
  • U përfundua ndërtimi i spitalit të ri me 200 shtretër.
  • Përurimi u bë më 1 shtator 1932.
  • Dr. Ismail Tartari mbajti fjalën e rastit dhe u caktua drejtor i Institutit të Radiologjisë Shqiptare.
  • Dr. Osman Jonuzi vazhdoi si drejtor i spitalit dhe njëkohësisht u bë drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë shqiptare.
1932 - 1945
  • Spitali kishte reparte të ndryshme mjekësore.
  • 1937, u ngrit pavijoni antituberkular dhe reparti i lindjeve nga Dr. Sabri Tefiku me kirurg-obstetër Spiro Treska.
  • U shtua ekipi i mjekëve: Dr. Frederik Shiroka, Dr. Mukini, Stefan Pano (dermatolog), Xhanfize Basha, Remzi Fico etj.
  • Kanë punuar edhe mjekë të huaj nga Europa: Dr. Questler, Dr. Demner, Dr. Schlesinger, Dr. Lehman, Dr. Kalmar etj.
1945
  • Spitali u riorganizua dhe u nda në pesë spitale: Nr. 1, 2, 3, 4 dhe 5.
  • Funksionuan kështu deri në ristrukturimin e mëvonshëm.
1993
  • Spitalet u grupuan në një kampus të vetëm, duke formuar Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).
1997
  • Me VKM Nr. 352, datë 09.09.1997, QSUT u riemërua Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT).

QSU “Nënë Tereza” në shifra

2358

Stafi Mjekësor

1265

Stafi Infermieror dhe Teknik

850

Stafi Administrativ dhe Shërbime

Gjatë vitit 2016, fluksi i pacientëve të shtruar në QSU “Nënë Tereza” ishte mbi 80 000.Disa nga treguesit spitalorë:

  • Ditë qëndrim mesatar 5.6 ditë/pacientë;
  • Xhiro shtrati 56.93%;
  • Ditëshfrytëzimi i shtratit 86.65%.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, nga spitali dalin të shëruar dhe në gjendje të përmirësuar mbi 80%.Vdekshmëria në QSU “Nënë Tereza” është 1.48%.

Numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2016 është rreth 25 000, të kryera në këto specialitete:

  • Ndërhyrje neurokirurgjikale;
  • Ndërhyrje kardiokirurgjikale;
  • Ndërhyrje vaskulare;
  • Ndërhyrje kirurgjikale për fëmijë;
  • Ndërhyrje në kirurgjinë plastike;
  • Ndërhyrje në kirurgjine onkologjike;
  • Ndërhyrje në kirurgjinë e syrit;
  • Ndërhyrje në kirurgjinë e veshit, fytit, hundës, etj

Një aktivitet i rëndësishëm në QSU “Nënë Tereza” është ai i UrgjencësNumri i përgjithshëm i rasteve urgjente gjatë vitit 2016 ka qenë afërsisht 265 000; e ndarë si më poshtë:

  • Urgjenca pediatrike 45.4%;
  • Urgjenca të sëmundjeve të brendshme 27.1%;
  • Urgjenca kirurgjikale 13.4%;
  • Urgjenca të sëmundjeve infektive 11.5%,
  • Urgjenca të sëmundjeve mendore 2.6%