Shërbimi i Dermatologjisë dhe Venerologjisë
Në Shërbimin e Dermatologjisë dhe Venerologjisë ofrohen konsulta dhe hospitalizim për pacientë me sëmundje të lëkurës dhe mukozave. Ky shërbim është i vetmi i specializuar për trajtimin e sëmundjeve infektive të lëkurës.
Patologji të trajtuara
- Ulçera të lëkurës me etiologji të ndryshme
- Kolagenopati me prekje kutane
- Reaksione medikamentoze (Eritema Polimorfe, Stevens-Johnson)
- Psoriasis i gjeneralizuar / pustuloz / eritrodermik
- Artrit psoriatik
- Pemphigus Vulgaris
- Pemphigoid Buloz
- Dermatiti Herpetiform Duhring
- Morbus Kaposi
- Hidroadenitis Supurativa
Protokolle Trajtimi
Në vitin 2010 u hartua “Udhërrëfyesi i protokolleve të trajtimit të sëmundjeve dermatologjike”. Protokollet u përditësuan në vitin 2018 dhe janë rishikuar së fundmi në vitin 2023.
Ekzaminime të kryera
- Dermatoskopia (aktualisht jashtë funksioni)
- Biopsi të lëkurës (për pacientët spitalor dhe ambulatorë)
- Fototerapia
Orari i Konsultave Ambulatorë
Konsultat zhvillohen çdo ditë të javës nga ora 10:00 deri në 14:00 në dy fashë orare:
- 10:00 - 12:00
- 12:00 - 14:00
Sipas listës emërore të mjekëve Dermatologë, e cila gjendet në Shërbimin e Dermatologjisë dhe në Qendrën e Konsultave Ambulatore të QSUT.
