Shërbimi i Kardiokirurgjisë

Shërbimi i Kardiokirurgjisë

Patologjitë dhe ndërhyrjet që trajtohen

  • Bypass-i aorto-koronar
  • Disekime të tipit A
  • Riparime të valvulës mitrale, trikuspidale dhe aortale
  • Zëvendësime të valvulës së aortës, mitrale dhe trikuspidale me valvula biologjike ose mekanike
  • Ndërhyrje për difekte kongjenitale në të gjitha grupmoshat
  • Aneurizma të aortës asendente
  • Trajtimi i komplikacioneve mekanike të infarktit të miokardit
  • Korrigjime të aritmive

Konsultat ambulatore

Konsultat kryhen çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 12:00–14:00, sipas listës së mjekëve konsulentë, e cila dorëzohet çdo muaj në Qendrën e Konsultave.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë është një qendër e specializuar për ndërhyrje kirurgjikale të zemrës dhe aortës, duke ofruar trajtim bashkëkohor për patologjitë kardiake komplekse në të gjitha moshat.