Shërbimi i Kirurgjisë OMF

Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilo-Faciale

Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilo-Faciale merret me diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve, dëmtimeve dhe çrregullimeve të gojës, nofullave, fytyrës dhe strukturave përkatëse të kokës dhe qafës.

Çfarë përfshin ky shërbim?

  • Trajtimin e frakturave të nofullës dhe fytyrës, të shkaktuara nga trauma apo aksidente.
  • Heqjen e dhëmbëve të komplikuar (si dhëmbët e pjekurisë të impaktuar).
  • Kirurgji për korrigjimin e deformimeve skeletore dhe dentare, si keqvendosjet e nofullave (ortognatike).
  • Trajtimin e tumoreve beninje dhe malinje, kisteve dhe lezioneve të tjera të gojës dhe nofullave
  • Trajtimin e çrregullimeve të artikulacionit temporomandibular (ATM), që shkaktojnë dhimbje ose kufizim në lëvizjen e nofullës.

Ky shërbim bashkëpunon ngushtë me specialitete të tjera si ORL, neurokirurgjia, onkologjia dhe dermatologjia, për të ofruar trajtim të integruar dhe gjithëpërfshirës për pacientët.

Shërbimet e Ofruara

Ndërhyrjet më të shpeshta të kryera pranë Shërbimit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale janë:

  1. Ndërhyrje të avancuara dhe të komplikuara kirurgjikale në dhëmbë dhe nofulla
  2. Menaxhimi i traumave të nofullave dhe i pjesëve të tjera të fytyrës
  3. Trajtimi i infeksioneve të gojës dhe qafës
  4. Korrigjimi i defekteve të lindura të buzëve dhe të qiellzës
  5. Trajtimi i anomalive të nofullave, nëpërmjet kirurgjisë ortognatike
  6. Trajtimi i problemeve të ATM ose kyçeve të nofullave
  7. Trajtimi i sëmundjeve të gjendrave të pështymës
  8. Menaxhimi i sëmundjeve tumorale të gojës dhe nofullave

Konsulta ambulatore

Kabinetet e konsultave ambulatore funksionojnë me mjekët e shërbimeve të klinikës dhe kryhen konsulta çdo ditë, duke filluar prej orës 08:30 pranë Kabinetit të Konsultave të Spitalit Francez.

KONSULTAT E SHËRBIMIT O.M.F - E Hënë

Mjeku Konsulent Orari Salla
Dr. Sh.M.Andis Qendro 09.00-12.00 Prof.Ramazan Isufi
Prof.Ramazan Isufi 11.00-14.00 Dr. Algen Isufi
Dr.Sh.M. Jakup Vrioni 08.30-11.30

KONSULTAT E SHËRBIMIT O.M.F - E Martë

Mjeku Konsulent Orari Salla
Dr.Sh.M Jakup Vrioni 08.30 -11.30 Dr. Jakup Vrioni
Dr.Sh.M.Algen Isufi 11.00 -14.00 Dr. Gresa Baboci
Dr. Gresa Baboci 09.00 – 12.00

KONSULTAT E SHËRBIMIT O.M.F - E Mërkurë

Mjeku Konsulent Orari Salla
Dr.Arlind Myftari 08.30 -11.30 Dr. Sh.M.Andis Qendro
Dr.Sh.M Jakup Vrioni 11.00 -14.00 Dr. Arlind Myftari
Dr.Sh.M.Algen Isufi 08.30 -11.30 Dr. Gresa Baboçi

KONSULTAT E SHËRBIMIT O.M.F - E Enjte

Mjeku Konsulent Orari Salla
Dr. Sh.M.Andis Qendro 08.30 – 11:30 Dr.Jakup Vrioni
Dr. Arlind Myftari 11.30 – 14.00 Dr. Arlind Myftari
Dr. Gresa Baboci 09.00 -12.00 Dr. Algen Isufi

KONSULTAT E SHËRBIMIT O.M.F - E Premte

Mjeku Konsulent Orari Salla
Prof.Ramazan Isufi 08.30 -11.00 Dr.Jakup Vrioni
Dr. Arlind Myftari 08.30 -11.30 Dr. Algen Isufi
Dr. Gresa Baboci 11.30 -14.00 Dr. Gresa Baboci / Dr. Arlind Myftari