Shërbimi i Nefrologjisë – Dializë – Transplant Renal

Sherbimi i Nefrologjisë

Në sherbimin tonë të Nefrologjisë trajtohen këto patologji:

Sëmundje Renale Kronike

Trajtim dhe menaxhim i sëmundjeve renale kronike në të gjitha fazat.

Sëmundje Renale Akute

Diagnostikim dhe trajtim i insuficiencës renale akute.

Nefropatia Diabetike

Menaxhim i komplikacioneve renale të diabetit.

Urosepsis

Trajtim i infeksioneve të rënda të traktit urinar.

Glomerulonefriti

Trajtim i glomerulonefritit kronik dhe akut.

Vaskulitis me prekje renale

Menaxhim i sëmundjeve vaskulare që prekin veshkat.

Statuset Pre dhe Post Renal

Trajtim i komplikacioneve para dhe pas transplantit renal.

Lupus me prekje renale

Menaxhim i komplikacioneve renale të lupus eritematoz sistematik.

Proteinuri

Diagnostikim dhe trajtim i proteinurisë.

Reni Polikistik

Menaxhim i sëmundjes së veshkave polikistike.

Sëmundje të Rralla

Trajtim i sëmundjeve të rralla si sindroma e Alport-it.

HTA Renovaskular

Menaxhim i hipertensionit të shkaktuar nga sëmundje renovaskulare.

Infeksion Rekurrent

Trajtim i infeksioneve rekurente rezistente nda mjekimit.

Pielonefriti

Trajtim i pielonefritit akut dhe kronik.

Pacientë në Dializë

Menaxhim i komplikacioneve te pacientëve në dializë.

Kabineti i Hemodializës

Kabineti i Hemodializës është pjesë e sherbimit të Nefrologji - Dialize - Transplant Renal.

Shërbimet tona

  • Ne qendrën tonë të dializës trajtohen patologjitë e Sëmundjeve Renale Kronike si dhe Insuficencat Renale Akute.
  • Këtu trajtohen pacientë me Hemodializë si dhe është e vetmja qendër në Shqipëri e cila trajton dhe pacientë me Dializë Peritoneale.
  • Kabineti i Dializës Peritoneale trajton pacientë të cilët e marrin shërbimin në kushte shtëpie.
  • Pacientët me Hemodializë janë pacientë kronik të qendrës të cilët pasi kanë marrë miratimin nga FSDKSH e marrin shërbimin këtu dhe vijnë 3 herë në javë.
  • Gjithashtu trajtohen të gjithë pacientët kronik të qendrave të tjera në të gjithë vendin të cilët për një arsye janë të hospitalizuar në një nga shërbimet në QSUNT.
  • Është i vetmi shërbim në vend ku trajtohen pacientët me Insuficencë renale akute.

Disponueshmëria

Shërbimi edhe pse punon me 2 turne për çdo rast emergjent që paraqitet në çfarëdo ore, personeli on call është i gatshëm për tu dhënë shërbimin.