Shërbimi i Okulistikës

SHËRBIMI I OKULISTIKËS

Qendrë Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT)

Shërbimi i Okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT) është një nga strukturat më të specializuara dhe të rëndësishme në vend për diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të syrit dhe sistemit vizual. Ky shërbim ofron kujdes shëndetësor të nivelit të tretë dhe është qendër referimi për pacientët nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

Veprimtaria e shërbimit të Okulistikës

Shërbimi i Okulistikës në QSUNT përfshin një gamë të gjerë të ndërhyrjeve diagnostike dhe terapeutike, duke përfshirë:

  • Çdo vit, në sherbimin e konsultave zhvillohen rreth ……. vizita të specializuara.
  • Në sallën operative kryhen mesatarisht 5662 intervente kirurgjikale në vit.
  • Konsulta të specializuar për sëmundjet okulare të fëmijëve dhe të rriturve.
  • Diagnostikim të avancuar me pajisje moderne si OCT (tomografi koherente optike), perimetri vizuale, biometria e syrit, etj.
  • Kirurgji oftalmologjike për patologji të ndryshme si katarakta, glaukoma, retinopatia diabetike, sëmundjet e retinës dhe kirurgji refraktive.
  • Shërbim emergjence 24/7 për traumën okulare dhe rastet urgjente të shikimit.
  • Trajtim ambulator për sëmundje kronike të syrit, përfshirë administrimin e injeksioneve intravitreale dhe terapi me lazer.
  • Mësimdhënie dhe kërkim shkencor, pasi shërbimi është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin e mjekëve specialistë të okulistikës.

Stafi përbëhet nga mjekë oftalmologë me eksperiencë, infermierë të specializuar dhe teknikë të diagnostikës vizuale, të cilët punojnë së bashku për të ofruar kujdes cilësor dhe të përqendruar te pacienti.

Historia e Shërbimit

Shërbimi i Okulistikës është themeluar si shërbim universitar së bashku me ORL në vitin 1957. Prej themelimit të tij dhe në vazhdim në shërbim kanë dhënë kontributin e tyre figura të rëndësishme të mjekësisë shqiptare si Prof. Kristo Kristidhi, në atë kohë shef i shërbimit, funksion që e ushtroi deri në vitin 1969, Prof. Besim Zyma, në cilësinë e shefit të departamentit dhe shumë specialist të tjerë.

Drejtuesit e shërbimit të okulistikës ndër vite:

  • 1969 – 1973 Doc. Andrea Aroni
  • 1973 – 1988 Dr. Ylli Shtylla
  • 1988 – 2005 Prof. Sulejman Zhugli
  • 2005 – 2007 Prof.Ass. Pajtim Lutaj
  • 2007 – në vazhdim Prof.Asc. Vilma Mema

Shërbimet e ofruara

Pranë Shërbimit të Okulistikes trajtohen të sëmurë me patologji të ndryshme të syrit në kabinete perkatëse si më poshtë:

Kabineti i retinopatisë diabetike dhe segmenti posterior

Kabineti i segmentit anterior

Kabineti segmentit posterior, Retinopatise diabetike

Kabineti glaukomës

Kabineti kornesë

Kabineti neurooftalmologjisë

Kabineti i rrugeve lakrimale

Kabineti okulo plastikave dhe rrugëve lakrimale

Kabineti i oftalmopediatrise dhe strabizmologjise

Kabineti i Uveitit

Kabineti I Retinopatise se prematuritetit

Ekzaminimet që kryhen në këtë shërbim:

  • Biomikroskopi
  • OCT (tomografi koherente optike)
  • Oftalmoskopi
  • Autorefraktokeratometri
  • Exoftalmometri
  • Tonometri
  • Fushavizive
  • A-scan

Procedurat që realizohen në këtë shërbim:

  • Procedura ambulatore
  • Prova kanalikulare
  • Sondazhi i rrugëve lakrimale

Ndërhyrje kirurgjikale:

Prej vitesh Sherbimi Okulistikes ofron me sukses një gamë të gjërë të ndërhyrjeve kirurgjikale në sy me teknika bashkëkohore, prej vitit 2019 e në vazhdim është siguruar nga spitali e gjithë paketa e kataraktës që vazhdon të aplikohet me sukses në këtë shërbim. Gjithashtu në Shërbimin tonë realizohet trajtimi me Injeksione Intra-vitreale.

  1. Kirurgjia e kataraktes
  2. Kirurgjia e glaukomes
  3. Kirurgjia e rrugëve lakrimale
  4. Kirurgjia e strabizmit
  5. Kirurgjiari konstruktive palpebrale
  6. Plastikat okulare
  7. Kirurgjia e orbitës
  8. Ekscisioni i pterigionit
  9. Extirpimi i chalazionit
  10. Extirpimi i moluskutkontagioz
  11. Injeksione intravitreale
  12. Trajtimi kirurgjikal i traumave te syrit

Konsultat ambulatore

KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E HËNË

MJEKU KONSULENT ORARI SALLA
Prof.Pajtim Lutaj 08.00-10.00 Prof.Asc.Vilma Mema
Dr.Sh.M.Anila Monka 10.00-12.00 Prof.Asc.Ilir Arapi
Dr. Sh.M. Eralda Leci 08.00-10.00 Dr. Etleva Gjurashaj
Prof.Asc.Ali Tonuzi 10.00-12.00
Prof.Asc.Amarildo Belshi 08.00-10.00
Dr. Brisilda Danaj 11.00 -14.00
Prof.Asc.Arjeta Grezda 10.00- 12.00
Dr. Matilda Islamaj 09.00 – 11.00

KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E MARTË

MJEKU KONSULENT ORARI SALLA
Prof.Asc.Vilma Mema 10.00 -12.00 Prof.Asc.Amarildo Belshi
Prof.Pajtim Lutaj 08.30 -11.00 Prof.Asc.Ali Tonuzi
Dr.Sh.M.Anila Monka 09.00 – 11.30 Dr. Matilda Islamaj
Dr. Sh.M. Eralda Leci 10.00 - 13.00 Dr. Julinda Jaho
Dr. Brisilda Danaj 08.00 – 10.00 Dr. Eralda Leci
Prf.Asc.Alketa Tandili 09.00 – 11.30
Prof.Asc.Ilir Arapi 09.00 – 11.30
Dr. Ermal Simaku 09.00 – 11.30

KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E MËRKURË

MJEKU KONSULENT ORARI SALLA
Prof.Asc.Vilma Mema 08.00 -11.00 Prof.Asc.Arjeta Grezda
Prof.Pajtim Lutaj 08.00 -11.30 Dr.Ermal Simaku
Dr.Sh.M.Anila Monka 09.0 0 -11.00 Dr. Brisilda Danaj
Dr. Sh.M. Eralda Leci 09.00 -11.00
Dr. Brisilda Danaj 11.00 - 14.00
Prof.Asc.Alketa Tandili 09.00 – 11.00
Dr. Julinda Jaho 11.00 – 14.00
Prof.Asc.Amarildo Belshi 08.00-10.00
Dr. Etleva Gjurashaj 10.00 – 12.00

KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E ENJTE

MJEKU KONSULENT ORARI SALLA
Prof.Asc.Ilir Arapi 09.00 -12.00 Prof.Dr.Pajtim Lutaj
Dr. Matilda Islamaj 09.00 -11.30 Dr.Sh.M.Anila Monka
Prof.Asc.Vilma Mema 09.00 -12.30 Dr.Sh.M.Eralda Leci
Prof.Asc.Alketa Tandili 11.00 – 14.00
Dr. Brisilda Danaj 08.30 – 10:30
Dr. Ermal Simaku 09.00 – 11.00
Prof.Asc.Ali Tonuzi 09.00 – 11.00

KONSULTAT E SHERBIMIT OKULISTIKE - E PREMTE

MJEKU KONSULENT ORARI SALLA
Prof.Asc.Vilma Mema 09.00 -12.30 Prof.Dr.Pajtim Lujtaj
Dr. Julinda Jaho 11.30 -14.00 Prof.Asc.Alketa Tandili
Dr. Brisilda Danaj 10.30 -12.30
Dr. Etleva Gjurashaj 09.00 -12.00