Shërbimi i Reanimacion Kardiologjisë

Reanimacioni i Kardiologjisë

Në kuadër të kërkesës për pasqyrimin e shërbimeve të ofruara në Reanimacionin e Kardiologjisë, specifikojmë se realizohen sa më poshtë:

  • Revaskularizimin e pacienteve në kushtet e Sindrom koronar akut (STEMI, NSTEMI, APP).
  • Trajtimin e aritmive jetëkërcënuese me anë të goditjeve elektrike dhe/ose medikamenteve.
  • Trajtim të pacienteve me dispne të theksuar me diuretike intravenoze dhe regjime respiratore si CPAP, BPAP apo ventilim të drejtuar.
  • Trajtimin e insuficiencave refraktare ndaj mjekimit konvencional.
  • Ekokardiografi transtorakale dhe transezofageale.
  • Realizimin e perikardiocentezave.
  • Realizimin e torakocentezave.
  • Konvertim të planifikuar për fibrilacion/flater atrial persistent.
  • Monitorime invazive dhe joinvazive të pacienteve.
  • Trajtime me fibrinolitike për diagnoza si tromboemboli pulmonare.
  • Implantim pacemakeri definitiv, CRT-D/P, ICD dhe pacemaker provizor.
  • Trajtim invaziv i arteriopatisë periferike.